
Që prej së hënës edhe qyteti i Selenices është zonë e gjelbër, por ndryshimi nga ditët e tjera nuk vihet re.
Banorët në Selenicë kanë vazhduar të jetojnë me të njëjtin ritëm si para pandemisë, por klasifikimi si një “zonë e gjelbër” për këtë qytet të vogël u jep atyre siguri.
Edhe pse ky qytet ka pak banorë, ata thonë se kanë qenë korrekt në çdo masë të kërkuar. Por edhe bizneset e vogla si kjo “ baxho” kanë funksioniar normalisht brenda rregullave.
Toka dhe gjëja e gjallë nuk pret për orare dhe rregulla. Ndaj edhe bujqit e kësaj zone i gjejmë në tokat e tyre duke punuar dhe janë kujdesur që të mbjellat mos t’u shkojnë dëm. Shembulli më i mirë është ky çift bujqish që punon në distancë dhe pa ndihmës të tjerë.
Top Channel