Kishin dy muaj pa u takuar/ Momenti prekës kur 4-vjeçarja me kancer ribashkohet me babain

07/05/2020 21:08

Një vajzë katër vjeçare që vuan nga kanceri, është ribashkuar me babanë e saj pas gati dy muajsh.  Për të ruajtur shëndetin e vajzës për shkak të koronavirusit, babai i saj vendosi të largohej nga shtëpia. Mila Seddon, nga Britania e madhe, është diagnostikuar me leuçemi dhe po zhvillon një kimioterapi intensive.

Babai i saj Scott, 50 vjeç, i detyruar për të punuar këtë kohë pandemie dhe vendosi që të shpërngulet nga shtëpia për të mbrojtur shëndetin e vajzës. Megjithatë, ai çdo mëngjes shkonte pranë shtëpisë dhe shikonte të bijën nga xhami i dritares.

Vendi ku punonte Scott e mbylli përkohësisht aktivitetin e saj, ndaj dhe ai vendosi të surpizonte të bijën. Hyri në shtëpi nga dera e kopshtit dhe e zuri atë në befasi.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë, nuk është e lehtë për askënd, por Mila është me të vërtetë elastike dhe na frymëzon çdo ditë e më tepër”, u shpreh Scott.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel