Një shqiptar me varësi ndaj bixhozit në tre raste u përfshi në grabitjen e kazinove duke vjedhur 11,500 stërlina.
F.Ll raporton Top Channel është dënuar paraditen e kësaj te enjteje në gjykatën Maidstone Crown Court. Gjykatës iu tha se F.Ll hynte në kazino dhe duke kërcënuar personelin me thikë kryente grabitjet.
F.Ll i pranoi akuzat për tre grabitje një prej tyre në kazinonë Admiral Casino në zonën Gillingham. “Dashuria” e 28-vjeçarit shqiptar me bixhozin lindi kur ai njëherë fitoi në kazino 5.000 stërlina të cilat i la po prapë duke luajtur bixhoz.
Në pamundësi për të ushqyer me para vesin e bixhozit ai nisi grabitjet e kazinove Admiral Casinos në Jug Lindje të Anglisë. Në një prej këtyre grabitje ai i vendosi thikën në qafë një punonjësi duke e detyruar të jepte xhiron e mbledhur deri atë moment.
Top Channel