Fotot/ Shefja e Infektivit apel qytetarëve për të mos neglizhuar: Lufta ndaj COVID-19 vazhdon

07/05/2020 10:34
Shefja e Infektivit, Najada Çomo

Shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët duke thënë se vëmendja nga pandemisë Covid-19 nuk duhet ulur.

“Rovena, e përkushtuar, e saktë, e palodhur. Mirënjohje për ty Rovena Rushiti! Pamja e Rovenës ju tregon që lufta ndaj Covid-19 vazhdon dhe vëmendja nuk duhet ulur”, thekson Çomo.

Ndërkohë krahas statusit të saj, Najada Como ka shpërndarë edhe fotot e punonjëses së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rovena Rushiti, në fytyrën e së cilës shihen qartë shenjat e një dite të lodhshme dhe të gjatë në luftën ndaj koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta