Familjet në Britani hedhin në gjyq qeverinë, dështoi me mësimin online

07/05/2020 22:42

Katër familje në Britaninë e Madhe që thonë se fëmijët e tyre kanë marrë pak apo aspak edukim që kur shkollat u mbyllën në Angli, do të hedhin në gjyq qeverinë.

Ato akuzojnë pushtetin ekzekutiv se dështoi që t’u mundësonte fëmijëve akses online si edhe t’u jepte lap-top-ë, që kur u mbyllën shkollat në vend,

Mësuesit u ankuan se gjatë mësimit online, të shumtë ishin fëmijët që ndanin lap-top-ët, apo tabletat me anëtarë të tjerë të familjes, të cilët gjithashtu punonin nga shtëpia. Kjo bëri që mësimi online të mos ishte i efektshëm.

Top Channel