COVID-19/ Të infektuar dhe të vdekur pranë njëri-tjetrit, pamje brenda një spitali në Indi

07/05/2020 22:55

Një video e realizuar brenda një spitali indian, shfaq pamjet tronditësve të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët qëndrojnë shumë pranë personave të vdekur. Sipas raportimeve, video është filmuar në spitalin Lokmanya Tialak në Mumbai.

Nuk dihet se kush e ka filmuar videon, por është kujdesur që të paraqesë një tablo të qartë të gjithë aktivitetit që po ndodh në atë spital. Duke filluar që nga ambientet e jashtme të spitalit, dhe më pas duke zbuluar  një dhomë që raportohet se ka të shtruar 10 pacientë të infektuar me COVID-19. Gjithashtu ai tregon edhe trupa të pajetë të mbuluar me çarçafë, shumë pranë pacientëve të shtruar.

“Në spitalin Sion pacientët po flenë pranë kufomave! Ky është ekstremi. Çfarë lloj administrate është kjo! Shumë, shumë e turpshme”, shkroi në twitter Nitesh Rane, një anëtar i Asamblesë Legjislative në Indi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel