Policia ka zbardhur atentatin e datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Vënia në pranga të martën, e 29-vjeçarit Arjol Halilaj, ka zbardhur të gjithë mekanizmin dhe se cilët janë personat e përfshirë në atentat. Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni i Forcave Speciale pritet të prangosë edhe dy persona të tjerë, edhe ata të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje.
Halilaj, është bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar autorët duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën në fshatin Shkafanë, automjetin me të cilin kryen krimin.
Ndërkaq, Halilaj pritet që të enjten të dalë para Gjykatës së Posaçme si personi i dytë i prangosur për atentatin ndaj prokurorit. Aktualisht ne paraburgim vazhdon të mbahet Redjan Rraja, të cilët autoritetet i ofruan mundesinë e statusit e dëshmitarit po ai e refuzoi.
Dosja e atentatit ndaj Arjan Ndodjes kaloi pranë SPAK, per shkak të cilësive të veçanta të prokurorit. Arjan Ndoja udhëtonte bashkë me Aleksandër Lahon, ndërsa mjetin e drejtonte shoferi i tij Andi Maloku. Ata u qëlluan ne ecje me kallashnikov, ku mbetën të tre të plagosur, ndërsa shoferi Malkoku ndërroi jetë pak dite më pas.
Ashtu sikurse Top Channel ka raportuar më herët, gjatë hetimeve u zbulua se autoret, braktisen automjetin, por gjatë rrugës ndiqeshin nga një tjetër makinë, e cila dyshohet se i perkiste Arjol Halilajt, personi i cili i ka ndihmuar të largohen pas krimit.
Në automjetin tip Benz të braktisur, të cilet autoret nuk mundem ta digjnin dot, pas kqyrjes nga ana e grupit hetimor, në të u gjendën dy maska, lëndë djegëse, dhe dy kallashnikovët e përdorur në atentat.
Por arrestimi i Redian Rrajes, erdhi pas gjurmëve të gishtave të gjetur në një palë syza që ai mendohet se i kishte harruar në automjetin e braktisur.
Top Channel