Vlorë/ U largua nga banesa, 34-vjeçari denoncohet si i humbur nga babi i tij

06/05/2020 13:12

Vlorë- Një person është denoncuar si i zhdukur pasi familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet.

Personi i denoncuar si i larguar nga banesa është 34-vjeçari M.S, ndërsa në polici ka shkuar i ati i tij, V.S.

Ndërkohë policia e Vlorës gjatë ditës së sotme ka ven në pranga edhe një 51-vjeçar për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. F., 51 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “10 Korriku” Vlorë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA