Në pjesën e tretë në Open në Top Channel po flitet për konfliktin SHBA-Kinë që ka krijuar pandemia e koronavirusit. Sipas ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pandemia e koronavirusit ka sjellë fillimin e një ‘lufte të ftohtë’ mes Kinës dhe SHBA-së.
‘Besoj se kjo pandemi ka sjellë fillimin e një ‘lufte të ftohtë’ mes Kinës dhe SHBA-së. Besoj se luftërave me armë u ka ikur koha, sepse po shikojmë që një lakuriq nate ka gjunjëzuar mbarë botën. Kjo përplasje po vjen për tregje të reja’- tha Spahiu.
Gjithashtu Spahiu tha se tërheqja e kompanive evropiane nga Kina do të jetë një mundësi për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë. ‘BE po shikon mundësinë për të tërhequr kompanitë e saj nga Kina dhe transferimi i tyre në vendet me krah pune, duke iu referuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tani sa e aftë do të jetë Shqipëria të marrë kapitale gjermane dhe të vendeve të tjera të BE-së në krahasim me Kroacinë, Serbinë nuk e dimë’- tha Spahiu.
Top Channel