Shpresë për pushime këtë verë! Ç’thonë liderët evropianë

06/05/2020 14:24

Kryeministri i Italisë është lideri më i fundit evropian që shfaq shpresën se qytetarët e tij do të mund të bëjnë pushime verore këtë vit.

Në një intervistë ai tha se shpreson që italianët të mund të shijojnë pushimet e verës këtë vit nëse pandemia e koronavirusit në vend do të mbahet nën kontroll.
Komentet e Giuseppe Contes për Il Fatto Quotidiano, vijnë ndërsa numri i rasteve të konfirmuara dhe viktimave në vend vazhdon të bjerë.

Qeveri të tjera evropiane po konsiderojnë po ashtu nëse do të zbusin kufizimet përgjatë periudhës së pritshme të pushimeve. Komisioneri gjerman i turizmit, Thomas Bareiss, tha për Der Tagesspiegel se nëse epidemia do të mbahej nën kontroll njerëzit mund të ishin në gjendje të shkonin për pushime edhe jashtë vendit në katër deri tetë javët e ardhshme. Ai tha se destinacionet do të ishin kryesisht vendet fqinje, por shtoi se nuk mund të përjashtojë edhe rajone të tjera në Evropë si ishujt baleare apo ato grekë.

Ministri grek i turizmit, Haris Theocharis, tha ndërkohë për BBC se vendi i tij planifikon të hapet gradualisht për vizitorët. Ai tha se udhëtimi përmes tokës do të jetë më i sigurt fillimisht se sa fluturimi dhe se do ky lloj turizmi do të shihet më shpejt. Presidenti francez, Emmanuel Macron, sidoqoftë, ka lëshuar një paralajmërim. Ai i ka thënë gazetarëve se është ende shumë shpejt për të thënë nëse do të bëjmë pushime apo jo, por kjo do të bëhet e qartë me fillimin e qershorit.

E ndërsa perspektiva e pushimeve verore po përflitet tani gjithnjë e më shumë, janë edhe shumë njerëz, që në mënyrë individuale e duke menduar në të njëjtën linjë, i janë drejtuar platformës Airbnb, që flet tani për një bum prenotimesh nga evropianët që po fillojnë tani të planifikojnë pushimet pas izolimit. Sipas “Financial Times” ka patur një rritje të prenotimeve të brendshme në Danimarkë dhe Holandë. Norvegjia, Austria, Suedia dhe Zvicra kanë parë po ashtu rritje të prenotimeve të brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA