Plagosën tre persona në Ksamil pas sherrit për pronat, arrestohet njëri prej autorëve në kërkim dy të tjerë
06/05/2020 10:35
Sarandë- Policia ka arrestuar një person ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë për një plagosje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil.
Sipas policisë i arrestuari është D. Z., 34 vjeç ndërsa në kërkim janë shpallur E. C., K. Z. dhe A. R.
Mbrëmjen e djeshme, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta dhe mjet prerës për motive pronësie, P .L., I. L. dhe F. P., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel