Në pjesën e tretë në Open në Top Channel po flitet për konfliktin SHBA-Kinë që ka krijuar pandemia e koronavirusit. Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo kjo përplasje po bëhet për tregje të reja ekonomike.
‘Përplasja Kinë-SHBA po bëhet për tregje të reja. Është një përplasje mes dy superfuqive. Vitet e fundit, Kina ka rritur shumë investimet në Afrikë dukë bërë më shumë investime se SHBA dhe BE sëbashku. Kjo është një luftë se kush do jetë lideri i botëror në vitet e ardhshme. Nuk besoj se këtë luftë do ta fitojë Kina’- tha Milo.
Ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho tha se kjo përplasje nuk do të shkojë deri në konflikt të armatosur. ‘Mund të ketë ndonjë incident të vogël, por nuk besoj se përplasja SHBA-Kinë mund të shkojë në luftë të armatosur. Kjo është përplasje ekonomike- tha Nesho.
Top Channel