Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte e ftuar përfaqësuesja e Kuvendit të Motrave Karmelitane, motër Maria.
Çfarë është ky kuvend?
Kuvendi i Motrave Karmelitane apo siç quhet ndryshe dhe “Karmeli”, ndodhet në Nënshat të Shkodrës. Ky kuvend është vatra e lutjeve jo vetëm për Zadrimën dhe Dioqezën e Sapës, por edhe për Shqipërinë. Qëllimi i motrave Karmelitane është që nëpërmjet lutjeve e sakrificave të tyre të bëjnë të mundur besimin në Jezusi.
Sakaq, “Motrat Karmelitane” qëndrojnë prej dekadash brenda foltores së tyre të lutjes dhe dalin nga aty shumë rrallë, siç e konfirmoi dhe motër Maria.
“Ne dalim, shkojmë tek mjeku, për të marrë dokumente nëpër institucione, por edhe te familjarët në rast tragjedie”, thotë motër Maria.
Edhe pse të izoluara, motër Maria thotë se ndihet e bekuar për jetën që bën. Në foltore, strehohen 10 motra, të cilat sipas motër Marias, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ndajnë çdo gjë së bashku. Kohët e fundit, motër Drita, e cila kishte disa vite që ishte bashkuar në “kuvend”, humbi jetën në një aksident. Maria thotë se ndihet shumë mungesa e motër Dritës, por thekson se e ndjejnë pranë, pasi ajo gëzon me ta nga parajsa. Në këtë situatë pandemie, motrat, janë të shqetësuar se si po e kalojnë qytetarët, sepse ata vetë ndihen shumë mirë me këtë jetë. Gjithashtu motër Maria ka një mesazh për të gjithë shqiptarët: “I përshëndes me të gjithë zemër, i them që jemi këtu për ju, ju duam”, tha motër Maria.
“Motër Drita ka jetuar me ne disa vite, mungesa e saj ndihet shumë por shpirtërisht e ndjejmë më afër sepse ajo gëzon në parajsë. Ajo jeton, nuk është e vdekur, e ndjejmë mungesën e saj. Na ka ardhur dhe shoqja e saj motër Jolanda, por ne jemi bërë përsëri 10 dhe kjo na ka gëzuar. Jemi më shumë se një familje. Gjëja e parë është dashuria për një ideal që kemi për Jezu Krishtin, një edukatë që na ka lidhur me njëra-tjetrën. Në të vërtetë, nëse sa më shumë hapemi, jemi më të rritura. Kuptimi është që nuk ka barrikada mes nesh, jemi të hapura me njëra-tjetrën. Unë jam 36 vite motër, u plaka. Jeta jonë është, dalim edhe për të punuar pak. Te familja shkojmë në raste tragjedie. Shkojmë te mjeku dhe për dokumente. Faktikisht ne kemi dhuratën për këtë jetë, për ne nuk ka qenë jeta e vështirë. Ne kemi vuajtur për ju që nuk jeni mësuar të rrini në ambiente të mbyllura. Ne këtë periudhë kemi ndikuar se prej nga vijmë, kush jemi dhe se çfarë do të shkojmë. Ne jemi mbyllur këtu sepse ka dashur zoti. Ne informohemi se çfarë ndodh në botë. Problem është njeriu ka harruar veten të afërmit. Unë e thashë, është një moment për t’u takuar me veten, janë bërë me dhunë këto ndalime, por unë besoj që çdo njeri duhet të izolohet. Njerëzit që kanë menduar seriozë kjo kohë ka menduar me zemër në Zot. Unë familjen e kam në Amerikë dhe sigurisht njerëz jemi dhe ne, na mungojnë familjarët. Por është puna dhe kjo, sepse zoti na ka dhënë dashurinë dhe mirësinë ndaj njëra-tjetrës, kjo mjafton. Jo besimtarët vijnë për vizitë, për arsye sepse kohën tjetër i jemi kushtuar lutjeve.”
Top Channel