Sipas aktkonstatimeve të realizuar nga Bashkia e Krujës, 1867 kanë rezultuar si të pabanueshme.
Deri tani janë shembur 17 pallate dhe 8 godina publike. Ndodhemi mbi një mal inertesh; në këtë zonë tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 4 pallate dhe disa shtëpi private. Kjo pamje të kthen pas në kohë, e të sjell ndërmend ditën e tërmetit.
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka thënë se shumë shpejt Thumana do të rindërtohet nga e para, po ku do të shkojnë këto inerte? Shembja e ndërtesave do të sjellë mijëra ton mbetje të cilat janë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Top Channel këtë pyetje ia drejtori Bashkise se Krujës e cila tha se intertet do të përdoren për sistemimin e kantierëve. Ndërkohë qeveria është duke hartuar një VKM se ku do të shkojnë inertet e godinave të shëmbura të Shijakut, Durrësit dhe Thumanës.
Top Channel