Lajmi i mirë/ Shërohen edhe 25 persona të tjerë në vend, ja edhe sa raste mbeten aktive me Covid-19

06/05/2020 11:29
Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

25 persona kanë fituar betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Kështu numri total i të prekurve ka shkuar në 395 numri i të shëruarve.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë infektuar 12 persona të tjerë.  Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.

Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta