Kur ka hyrë Covid-19 në Shqipëri? Ja si përgjigjet drejtori i Urgjencës Kombëtare në Open
06/05/2020 23:59
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Open në Top Channel për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ai u ndal edhe tek koha kur ka hyrë virusi në Shqipëri.
Pas imazheve të publikuara, mendoni që Covid-19 ka hyrë në vendin tonë që në janar?- e pyeti Eni Vasili.
‘Duhet të flasim me fakte. Duhet të theksoj se imazhet e mushkërive të prekura nga Covid-19 është i njëjtë me imazhet e mushkërive të prekura nga gripi. Këtë rast që po flitet vetëm tamponi do ta vërtetonte. Në qoftë se ka hyrë në janar, nuk do ta kishim pikun në mars. Duke shikuar këto të dhëna nuk besoj së ka hyrë në janar. Mund të ketë pasur ndonjë rast sporadik në fund të shkurtit’- tha Brataj.
Top Channel