Korçë/ Thyerje të karantinës dhe kundërshtim të policëve, dy në pranga, 5 nën hetim

06/05/2020 15:31

KORÇË- 2 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë vënë nën hetim në Korçë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në vijim të punës për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes se COVID-19, shërbimet e Policisë, konkretisht Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, gjatë kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 18, kanë konstatuar duke lëvizur në rrugë jashtë fashës së lejuar,  A. Z., 31 vjeç; V. R., 26 vjeç; B. Xh., 32 vjeç; K. N., 23 vjeç dhe M. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë.

Në momentin kur punonjësit e policisë iu kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, shtetasi A. Z, i ka kundërshtuar me dhunë, ndërsa 4 shtetasit e tjerë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit.

Në vijim të veprimeve, shtetasi A.Z., u arrestua në flagrancë, ndërsa katër të tjerët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë  u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit K. D., 31 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi në afërsi të fshatit Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksëagen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA