Në pjesën e dytë të emisionit Open në Top Channel po flitet për Reformës Zgjedhore, ku të ftuar janë: ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe analisti Neritan Sejamini dhe gazetarët Mentor Kikia dhe Enton Abilekaj.
Gjatë diskutimeve për Reformën Zgjedhore u zhvillua mes Bylykbashit dhe Neritan Sejaminit ku ky i fundit tha se edhe marrëveshja e 2017 dështoi.
Pjesë nga debati:
Sejamini: Si e zgjidh dot kjo qeveria e votës, vjedhjen e votës. Kishte një marrëveshje të tillë edhe në vitin 2017.
Bylykbashi: Ne bëmë një marrëveshje në bazë besimi. E thonë edhe latinët, fajtor është ai që ka shkelur marrëveshjen dhe jo që i besoi marrëveshjes.
Sejamani: Si patët besim, ju bëtë një marrëveshje me Edi Ramën duke qenë kriminel, Nga e nxore këtë konceptin latin. Si e zgjidh qeveria teknike problemin e zgjedhjeve.
Bylykbashi: Nuk do të ketë presione në administratë. Nuk do të lejohet që kriminelët bashkë me militantët të shkojnë t’i marrin qytetarët në shtëpi dhe ti çojnë tek kutia e votimit.
Sejamini: Bëhet fjalë për qeveri politike dhe jo teknike.
Top Channel