Kandidati i parë për rektor, dekan i Drejtësisë. Hoxha: vendim jo i momentit

06/05/2020 19:33

Procesi zgjedhor në universitete, pavarësisht situatës duket se ka nisur.

Kandidati i parë për rektor në Universitetin e Tiranës është Prof. Dr Artan Hoxha, aktualisht dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Kandidati Hoxha në një intervistë për Top Channel tregon se vendimi për të marrë pjesë në zgjedhje ishte i hershëm.

Gara për rektor, por edhe për anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj, pikërisht në muajin kur mbaron edhe mandati i Rektorit actual të UT, Mynyr Koni. Ky i fundit e ka konsideruar veprimin e personelit akademik për regjistrimin e kandidatëve të paprecedentë dhe në shkelje të ligjit të arsimit të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA