Ilustrim

Rreth dy javë pas rasteve të fundit, në Fier rikthehet koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 3 raste të reja atje në 24 orët e fundit,.

Siç mëson Top Channel, tre rastet e reja me covid 19 janë pjesëtarë të një familje në lagjen 8 shkurti.

Ato janë një grua shtatzënë, fëmija dhe vjehrra e saj.

Historiku i infeksionit: gruaja shtatzënë ka vizituar pak ditë më parë nënën e saj të infektuar me covid 19 në Tiranë. Ajo ka infektuar edhe fëmijën e saj 2 vjeç dhe vjehrrën e saj.

Për një trajtim më të specializuar gruaja shtatzënë dhe femija 2 vjeç do të nisen për në spitalin infektiv në Tiranë.

Tre rastet e reja e çojnë në 40 numrin e personave të infektuar në këto dy muaj në Fier-Rroskovec dhe Patos. Nga këta kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shëruar 34.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA