Policia angleze ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy grabitës shqiptarë që kryenin vjedhje shtëpish nga ku merrnin ora dhe bizhuteri, në zonën Guildford.

Top Channel duke iu referuar medias angleze raporton se ata janë Inbrahim Basha, vjeç  27, banues në qytetin Ipswich dhe Ermir Mataj, 33.

Policia e Surrey thotë se ata grabitjen e fundit e kryen në një shtëpi në Guildford në orën 10.40 datë 29 shkurt 2020.

Dy “skifterët” shqiptarë arritën të grabisin një sasi të madhe parash dhe bizhush dhe u larguan me shpejtësi kur u diktuan nga një pjesëtar i shtëpisë së grabitur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA