Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore është mbledhur online, nga ku edhe një herë tjetër, mazhoranca qeverisëse përmes Damian Gjiknurit ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës jashtëparlamentare.
Nga ana tjetër, Damian Gjiknuri i ka kujtuar opozitës se nuk kanë ndërmend ta presin pafundësisht kur i kujtoj shumicën e votave në parlament.
Bashkëkryetarja e këtij komisioni Rudina Hajdari nga opozita e re parlamentare risolli edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e pandryshuar për nevojën e ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Në një kohë kur nga opozita jashtëparlamentare kanë ardhur sinjale kontradiktore për të ardhmen e këshillit politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari u pozicionuan pro vijimit të mbledhjes së këtij këshilli.
Top Channel