Punonjësja e Drejtorisë Arsimore Fier akuzon drejtoreshën e institucionit ku ajo punon dhe punonjësit e drejtorisë së shëndetit publik se e kanë diskriminuar,kur dyshuan se ajo ishte prekur nga covid-19
Punonjësja e Drejtorisë Arsimore Fier, Tatjana Ferko, u ankua në Fiks fare se është ndjerë e fyer dhe e diskriminuar, pasi është nxjerrë nga institucioni ku ajo punonte nga punonjëit e policisë së shtetit.
Ajo tregon se në 25 mars 2020 , pasi kishte firmosur listprezencat e stafit që do të merte pagat. Drejtoresha e DAR Fier e kishte telefonuar dhe i kishte thënë të priste edhe lsitprezencat që do të sillnin me email disa drejtorëv shkollash të qytetit.Menjehrë pas kësaj telefonate , financieren e DAR Fier e ka telefonuar një punonjës i policisë së shtetit, i cili e ka urdhëruar të dalë ng institucioni.Më pas punonjësi i policisë e ka pritur në oborrin e institucionit e ka urdheruar pësëri të largohet nga DAR.
“polici i lagjes merr perseri ne telefon nga oborri i institucionit duke uleritur, Tatjana Ferko dil nga institucioni,une dola ne oborr dhe banoret e pallatit ne dritare ,dilni nga institucioni,ikni,mbylleni,shume e tronditur u futa ne zyre blodha ca dokumenta sa munda se me duhej te punoja ne shtepi, i fola koleges qe shkoi ne magazi te merte çanten , dhe dolem duke lene ne oborrin e institucionit policin,ku nuk zgjati degjuam qe u mbyll dhe porta e institucionit”, tregon mes lotësh financierja e DAR Fier.
Sipas zonjës Ferko, po atë ditë, drejtoresha e institucionit u ka nisur gjithe drejtoreve te shkollave ne ËhatsApp nje mesazh me kete permbajtje : “Ju njoftoj te mos shkoni ne zyrat e zvap pasi kam info se nje person qe mendohet se ka virusin Corona ka qene dje atje.Na duhet te dizifektojme ambjentet.Ju urdheroj te mos shkoni deri ne nje urdher te dyte.Listeprezencat do ti mbledhim ne menyre tjeter .Kush nuk i ka nis me email ti nise tani.Degjohemi.”
Më pas punonëjsit e DSHP i kanë kryer analizën e tamponit, një ditë më pas, në 26 mars 2020, si person që kisht epatur kontakt me punonëjsit e degës së Thesarit të Fierit
“Ne dt.27.03.2020 paradite me kontaktojne nga DSHP dhe me japin pergjigjen dole shume mire,je negativ. Fola dhe me dy koleget e tjere, edhe ata i ishin kontaktuar me telefon dhe kishin dale negative.
Ne dt.28.03.2020 paradite kontaktohem perseri nga DSHP,sapo pash numrin e ndjeva qe diçka nuk ishte mire dhe terrori po vazhdonte,hap telefonin dhe me thote se ta kemi dhene gabim ty pergjigjen dje por ti je pozitiv.
Fiksi solli me zë dhe figurë bisedat e punonjëses me drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Fier e cila pranon gabimin,por që shfajësohet duke thënë se kështu e kanë lajmëruar nga DSHP-ja. Madje drejtorësha thotë se ka rënë viktimë e këtij informacioni dhe ka gabuar.
Por përveç Drejtorisë Arsimore , znj. Ferko shkoi edhe në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor aty ku edhe ju morë tamponi. Në bisëdë me mjeken, kjo e fundit pranon gabimin, duke thënë se “unë të thashë që ishe negative, pasi ISHP me solli vetëm përgjgijet e atyre që dolën pozitiv dhe meqe emri yt nuk ishte në atë listë, mendova që kishe dalë negative.”
të gjithë e pranuan se kishin gabuar në komunikimin me financieren e DAR Fier ,por askush nuk mbajti përgjegjësi për shqetësimin dhe diskriminimin që i kishin bërë.
Top Channel