Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Open në Top Channel ku foli për rastin e gruas shtatzënë në Fier. Duke marrë si shembull rastin konkret, Brataj tha që me hapje pritet një rritje e numrit të rasteve të reja me koronavirus.
“Ne do hapemi, por me hapjen mund të rritet numri i rasteve të reja. Rritja e numrit nuk besoj se do të jetë shumë e madhe. Gruaja shtatzënë që ka lëvizur nga Tirana drejt Fierit ka shkelur ligjin. Nuk bë që të lëvizjesh nga një zonë e infektuar tek një zonë e gjelbër sepse rrezikon gjithë komunitetin”- tha Brataj.
Gjithashtu dua të theksoj edhe diçka tjetër. Ka persona që vijnë nga jashtë dhe ankohen se u futën në karantinë me pretekstin që janë karantinuar në vendin ku ishim. “Karantina bëhet vetëm për të mbrojtur komunitetin”- shtoi Brataj.
Top Channel