Basha: Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza e Reformës Zgjedhore, gati propozimet e tjera

06/05/2020 15:57

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryetarit të tryezës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i cili tha se pas mbledhjes online se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.

Basha u shpreh se opozita nuk është larguar kurrë nga tryeza dhe se janë të gatshëm që ta përfundojnë Reformën.

“Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Qeverisë i ka munguar vullneti për propozimet tona. Kemi gati propozime të tjera. Nëse qeveria është e sinqertë s’ka pse të presë por jemi gati që nesër për të përfunduar një orë e më parë Reformën. Për ti dhënë shqiptarëve një qeveri legjitime që të kujdeset për fatin e shqiptarëve.” tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA