Bare e restorante në kohë pandemie/ Ja si mund të jenë ato në të ardhmen

06/05/2020 17:19

Baret e restorantet, janë cilësuar si një burim i mundshëm infektimi me COVID-19, për shkak të numrit të madh të njerëzve që frekuentojnë këto vende

Për këtë arsye, qeveritë në të gjithë botën, kanë vendosur që këto aktivite të jenë ndër të fundit që do të hapen gjatë kësaj pandemie. Megjithatë pronari i një restoranti në Holandë, beson se si lokali i tij mund të shohim të shtohen me shpejtësi në të ardhmen.

Restoranti në ishullin Osterdok në Amsterdam, ka në përbërje pesë shtëpia të qelqta, të përshtatshme për pak persona. Sidomos natën, të ndriçuara dhe nga fenerë të vegjël, këto shtëpiza marrin një pamje mbreslënëse. Kjo strukturë e restorantit, shikohet si një aleat shumë i mirë në ruajtjen e distancimit social.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhmte.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA