Apartament ose shtëpi me qira/ Rriten kërkesat për zonat bregdetare në prag të sezonit turistik

06/05/2020 20:11

Me verën në prag, në këtë periudhë pandemie një nga pyetjet më të shpeshta është: A do bëjmë plazh? Për këtë kemi folur me agjentë imobilarë, të cilët na kanë treguar se interesi ditët e fundit është rritur ndjeshëm.

Kërkesat kanë qenë të larta në lidhje me bregdetin. Çmimet do jenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar, nuk do të them se sa por duke qenë se kërkesat jane më të mëdha do ketë dhe kufizime në lidhje me bërjen e plazhit, kështu që njerëzit po zgjedhin të marrin një apartament apo një vilë me qira në bregdet e të kenë privatësinë e tyre kanë filluar që tani t’i marrin.

Meqë situata e Covid-19 është qetësuar po vihet re një farë lëvizje në prenotimin e një apartamenti apo një vile në një zonë turistike të bregdetit shqiptar. Prenotimi pastaj varet nga vendimet e qeverisë, do lejohet apo jo të bëhet plazh, rregullat e distancimit si do jenë, si do zbatohet te lokalet a do jene të hapura apo të mbyllura do jenë me kufizim apo jo orari koha do e tregojë, por që interes ka filluar të ketë. Në këto momente më shumë interesohen për pushimet verore, ndërsa për afate të gjata ka stopim ashtu siç ndodh në tregun imobilar në Tiranë.

Nga ajo që na treguan agjentë imobilarë të ndryshëm duket se shqiptarët nuk i druhen Covid-19 dhe ky vit do t’i gjejë në bregdet.

Top Channel