A do mbyllet spitali “Covid 2”?  Zv. ministrja e Shëndetësisë: Ekziston mundësia që infeksioni të shtohet

06/05/2020 15:14

Ministria e Shëndetësisë thekson se Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur se COVID-2 “Shefqet Ndroqi” nuk do të mbyllet për t’iu rikthyer pacientëve, që vuajnë nga sëmundje pulmonare.

Kjo sipas saj nuk mund të bëhet pasi vendi është në një moment tejet delikat dhe ekziston mundësia që infeksioni të shtohet sërish.

Pyetje: A do të mbyllet me covid 2 dhe cfarë do të bëhet me pacientët e prekur aty?

Rakacolli: Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdha shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike

Pyetje: A keni ndonjë plan për kërkesën e federatës që skuadrat të rifillojnë stërvitjet?

Rakacolli: Ministria e shëndetësisë dhe Komiteti i ekspertëve I ngritur pranë kësaj ministrie po e vlerësojnë me shumë vëmendje këtë problem dhe shumë shpejt do të ketë një vendim për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA