Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit, shkruan The Guardian.
Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.
Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta.
Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.
8.Por bota nuk mund ta mposht virusin pa bashkëpunuar Mungesa e bashkëpunimit ka dobësuar botën, thonë ekspertët e shëndetit publik. Një paketë stimuluese globale mund të kishte ulur sado pak katastrofën ekonomike që po shpaloset në shumë vende. Izolimi i koordinuar dhe rihapjet do të kishin ngadalësuar përhapjen e virusit dhe mund të shpejtonin shërimin. Ne mund të kemi shmangur kaosin në tregun global të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse, me raportet e vendeve si SHBA apo dhe të Izraelit që drejtonte operacione spiune për të marë pajisjet mjekësore. “Katër vitet e fundit kemi parë një zhvendosje të thellë te qeverive që janë nacionaliste dhe të cilat argumentojnë se sistemi shumëpalësh nuk u sjell dobi atyre,” thotë Phelan. ” Shumë prej nesh që punojnë në sistemin shëndetësor e dinë që çdo gjë lidhet me njera-tjetrën dhe se problemet globale kërkojnë zgjidhje globale. ”
Top Channel