Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit, shkruan The Guardian.
Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.
Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta.
Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.
10.Të varfërit dhe migrantët nuk mund të jenë të padukshëm Përgjigja e Singaporit është vlerësuar si një model. Qeveria e saj lëvizi me shpejtësi, duke përdorur teknologjinë, komunikimin publik shembullor dhe mjetet tradicionale të kontrollit të shpërthimit për të mbajtur valën e të infektuarve në 200. Pastaj javën e kaluar, ajo njoftoi se kishte zbuluar mijëra infeksione të reja, pothuajse të gjitha në mesin e punëtorëve migrantë që jetonin në konvikte në prona industriale në periferi të qytetit. Grupet e të drejtave të emigrantëve thonë se i është kushtuar pak vëmendje gjendjes së tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për banorët e Dharavi, në Mumbai, ku gati 1 milion njerëz jetojnë në kushte të mjerueshme. Më shumë se 200 raste janë zbuluar deri më tani . Autoritetet e qytetit pranojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të ndalohet përhapja e sëmundjes midis këtyre komuniteteve. “Dhjetë deri 15 njerëz qëndrojnë në një dhomë,” tha një zyrtar, Kiran Dighavkar, javën e kaluar. “Si është e mundur të mbahet distanca sociale në këto kushte?”
Top Channel