1 vit pa dy ushtarakët/ Flasin familjarët e Zarife Hasanajt dhe Klodian Tanushit që humbën jetën në Lituani

06/05/2020 20:28

Darla ka filluar të shkruajë letra për babanë e saj të ndjerë Klodian Tanushi, që ndërrroi jetë së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine në Letoni

“Më tha mami a bëjmë zemër se është e vogël, ja mbajta dorën. Për dhjetë minuta kur shoh unë ajo kaloi nga dhoma tjetër. Më tha mami ja çova letrën babit, ty do të shkruaj prapë”, rrëfen bashkëshortja Semiha Tanushi.

Në përvjetorin e ngjarjes, i ati Basriu edhe ai një ish-ushtarak kujton takimin e fundit me të, teksa po e përcillte në misionin e radhës.

“U preka fillova të qaj, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë sepse e kam përcjellë edhe dy herë të tjerë, zemra e prindit po më njoftonte për tërmetin që do më ndodhte.”

Familjet e të dy ushtarakëve të vrarë në detyrë, megjithë kohën që kalon nuk janë lënë vetëm. Dhimbja ndahet me miqtë

“E shikon atë përshkrimin atje, e ka shkruar një burrë nga Fieri as e njohim dhe as e dimë kush është, një grup lab ka bërë një këngë që të rrënqeth”.

Dëshmores Zarife Hasanaj i është lënë një dhomë nga prindërit e saj, ku fotografitë e kapelet ushtarake përkëdhelen nga e ëma. Kishte planifikuar t’i suprizonte prindërit duke u prezantuar të dashurin, i cili hyri në shtëpinë e ushtarakes pas vdekjes së saj.

“Po përgatitesha për ardhjen e saj, ditëlindjen e saj në tetë korrik dhe shkëmbimin e nishaneve. Njerëzit me kanë ngushëlluar dhe ndihem krenar përpara saj.”

Në shtëpitë e të dy dëshmorëve mbahen si kujtim gjithashtu uniformat që ata kishin veshur atë ditë tragjike.

Top Channel