Zbulimi i bujshëm, të luftosh sëmundjen me mikrob

05/05/2020 02:03

Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob i cili i mbron krejtësisht mushkonjat nga infektimi me Malaria, e duke qenë se kjo sëmundje përhapet pikërisht nga pickimi i tyre, rrjedhimisht, mbron edhe njerëzit.

BBC thotë se zbulimi i bujshëm është bërë nga një ekip nga Kenia dhe Britania e Madhe. Sipas këtij ekipi, rezultatet e studimit dëshmojnë një potencial mjaft të madh për të kontrolluar sëmundjen.

Mikrobi që bllokon malarien quhet Mikrosporidia MB dhe u gjet gjatë studimit të mushkonjave në Liqenin Viktoria në Kenia. Ai jeton në zorrët e insektit. Shkencëtarët thanë se asnjë mushkonjë me këtë mikrob nuk e kishte parazitin e Malaries. Ata janë befasuar edhe vetë nga kjo gjetje, të cilën nuk e prisnin.

Më shumë se 400 mijë njerëz vdesin çdo vit nga malaria dhe pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë nën pesë vjeç. Edhe pse insekticidet dhe rrjetat mbrojtëse kanë pasur sukses, në luftën kundër kësaj sëmundjeje nevojiten edhe mjete të tjera. Që të funksionojë përdorimi i Mikrosporidia MB, duhet që në një rajon të rrezikuar nga Malaria, me këtë mikrob të infektohen të paktën 40% e mushkonjave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta