Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë
Qeveria britanike ka botuar këshillat shkencore për të cilat thotë se ka formuar strategjinë e saj për t’u marrë me shpërthimin e koronavirusit në vend.
“Këshillat kolektive që kemi botuar sot kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në formësimin e rekomandimeve tona se kur, si dhe pse qeveria ka bërë ndërhyrjet që ka bërë deri më tani,” tha këshilltari kryesor i Britanisë, Patrick Vallance.
“Mbretëria e Bashkuar është shtëpi për ekspertë të cilët janë në pararojë të fushave të tyre të zgjedhura dhe ne po përdorim plotësisht ekspertizën e tyre për të rritur të kuptuarit tonë për Covid-19 ndërsa punojmë pa u lodhur për të trajtuar këtë sëmundje.”
Megjithë insistimin e përsëritur të ministrave se ata janë duke u “udhëhequr nga shkenca” në përgjigjen e tyre ndaj koronavirusit, fshehtësia ka mbuluar natyrën e këtij këshillimi.
Para ditës së sotme, anëtarësia e tanishme e Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE), organi kryesor këshillimor shkencor i qeverisë, i cili ndryshon në varësi të krizës, nuk kishte dalë publikisht.
Grupi nuk kishte botuar bazën e ndonjë prej këshillave të tij për më shumë se një muaj.
Top Channel