Poliçani heq postbllokun/ U vendos në hyrje të qytetit nga bashkia, në nisje të pandemisë

05/05/2020 15:16

Këtu jemi në hyrje të Bashkisë së Poliçanit, e cila pas dyshimeve për rastin e parë me Covid-19, në muajin mars në këtë pjesë vendosi një tra për të pasur lëvizje të kontrolluar, por pas debateve, trau u zëvendësua me një postbllok policie.

Data është 5 maj, dhe tashmë këtu nuk ka me as tra dhe as postbllok policie. Poliçani tashmë është një zonë e gjelbërt, pa raste me Covid-19.

Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Adriatik Zotkaj thotë se trau ishte një masë e nevojshme në një situatë ekstreme.

Bashkia e Poliçanit numëron rreth 10 mijë banorë të saj, prandaj edhe lëvizjet në këtë qytet janë të pakta në një ditë normale, e aq më tepër në një situatë kur vendi po kalon pandeminë. Por megjithatë,duke qenë tashmë një zonë e konsideruar e gjelbërt, qytetarët që dalin janë të pashqetësuar.

Top Channel