Korrupsion, falsifikime dhe trafik ndërkombëtar mallrash/ Guardia di Finanza aksion ‘blic’: 69 të arrestuar

05/05/2020 09:18

Guardia di Finanza arrestoi 69 persona në Campania të akuzuar për korrupsion, përvetësim, falsifikim, kontrabandë dhe trafik ndërkombëtar mallrash.

Operacioni, në të cilin morën pjesë më shumë se 250 efektiv ushtarak, u zhvillua midis provincave të Avellino, Caserta dhe Napoli dhe ka të bëjë me krimet e kryera në zonën e portit Salerno.

Ndër të tjera, oficerët doganorë, personeli shëndetësor dhe transportuesit e mallrave përfunduan në pranga.

Punonjës të ndryshëm të kompanive që operojnë në portin e Salerno gjithashtu u hetuan.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë: përvetësimi, korrupsioni, lehtësimi personal, falsifikimi, trafikimi i paligjshëm, qasja abuzive në sistemet e TI-së, kontrabanda dhe trafiku ndërkombëtar i mallrave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta