Fauci kundër Trump: Nuk ka asnjë provë që virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan

05/05/2020 09:02
Anthony Fauci dhe Donald Trump

Anthony Fauci, emidemiologu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i ekspertëve të emergjencës Covid në SHBA, ashtu si dhe shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare, nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka dalë nga laboratori i Wuhan.

Në një intervistë për ‘National Geographic’, eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive tha se “Nëse shikoni evolucionin e virusit te lakuriqët dhe ajo çfarë kemi ne tani përpara, tregon se bazuar në provat shkencore, virusi nuk mund të manipulohet artificialisht apo qëllimisht.

Sipas Fauci, duke parë evolucionin e koronavirusit me kalimin e kohës, duke fare qartë se ky virus ka evoluar në natyrë.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, dse ka prova të rëndësishme që virusi ka ardhur nga një laborator kinez.

Pekini e ka mohuar gjithmonë fuqishëm, megjithëse shumë kanë shfaqur dyshime për transparencën e autoriteteve kineze në menaxhimin e kësaj krize pandemie.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta