Shefi i CIA-s në Moskë, WSJ: Paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë vendet e NATO-s
27/08 12:50
Izraeli thotë se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi.
Sipas ministrit të Mbrojtjes,Naftali Bennet, injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit.
“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.
Në këtë mënyrë Izraeli hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit.
Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.
Top Channel