Vlogerja dhe influencuesja shqiptare Sara Kara kundrejt video-ve të ndryshme ku na tregon rreth aventurave të saj krahas atyre që përfshijnë grimin, tashmë na përgatiti për një rrugëtim të ri.

Bukuroshja e cila shpesherë shfaq momente të ëmbla dhe argëtuese me partnerin e saj Dart, ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj se tashmë është në pritje të ëmbël.

Sigurisht, si një krijuese e talentuar dhe e suksshme, Sara gjeti mënyrën më origjinale për të na e dhënë lajmin e mirë.

Përmes një video ku shfaqen disa nga momentet më të bukura të saj me partnerin, ajo zbulon se do të bëhet nënë për herë të parë dhe video emocionuese i kushtohet bebit që do të vijë në jetë së shpejti.

Pjesa më e bukur është kur në video mund të dëgjohen edhe rrahjet e zemrës së bebit gjatë sonogramës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA