Tronditet familja mbretërore! Dokumentari i Princeshë Dianës, zbulohen sekrete të mëdha …

04/05/2020 22:16

Shumë shpejt në “Netflix” do të publikohet një dokumentar i ri për Princeshë Dianën që titullohet “Being Me: Diana”.

Në këtë dokumentar do të trajtohet fëmijëria e saj e vështirë, çrregullimet e të ngrënit, beteja me shëndetin mendor, martesa e palumtur me Charles dhe 4 përpjekjet e saj për të vrarë veten.

Ky dokumentar, i cili do të jetë me katër pjesë mendohet se do të trazojë jetën e mbretërorëve dhe do të zbulojë sekrete të familjes nuk i dinim më parë.

Dokumentari do të përdorë pamje nga fjalimet e Princeshës Diana të mbajtura midis viteve 1990 dhe 1992 si dhe intervista me njerëz të afërt me të.

Qëllimi i dokumentarit duket se është të hedhë dritë mbi trazirat e Princeshës së Uellsit përpara se të ndahej nga Princi i Uellsit në 1992.

Shumë përdorues të mediave sociale, përmes postimeve në Twitter janë kundra vendimit për të hetuar më tej për shëndetin mendor të Princeshës Diana, 20 vjet pas vdekjes së saj.

Një përdorues në Twitter shkruan: “Pse nuk e lënë të qetë? Ajo ka vdekur”.

Një tjetër shkruan: “Lëri të vdekurit të pushojnë në paqe”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel