Pse Kina vazhdon të blejë gjuajtësin rus Su-35, megjithse ka në shërbim elitarin e vet J-20

04/05/2020 21:18

Ushtria e Kinës ka sot në shërbim një nga flotat më të mëdha në botë të gjuajtësve të rëndë, shumica e së cilës përbëhet nga gjuajtësit sovjetikë Su-27. Ndër këta të fundit Kina ka në dispozicion një numër më të madh se vetë Rusia.

Avionët janë të ndarë mes forcave ajrore dhe flotës kineze.

Në fillim të 2017 Kina ka futur në shërbim gjuajtësin elitar të prodhuar në vend Chengdu J-20, i cili dhe sot mbetet nga më superiorët bashkë me prodhimet e fundit amerikane F-22 Raptor, dhe versionin e tij më të lehtë e më pak të kushtueshëm F-35.

Por Kina duket se nuk kërkon të mbështetet tërësisht në dizajnin e saj të fundit J-20, teksa ka vazhduar akumulimin e avionëve rusë Su-35 dhe versionit të tij më të ri MIG-35, që megjithse nuk kanë dizajnin anti-radar te J-20, vazhdojnë të ruajnë sofistikim dhe avantazhe të performancës ndaj rivalëve të tyre.

Në krahasim me amerikanin F-22 e kinezin J-20, Su-35 ka avantazhin e ngarkesës më të madhe prej 14 raketash ajër-ajër, super-manovrim me shtytësa disa-dimensionalë dhe sistemi i gjurmimit e kërkimit me rreze infra të kuqe, që të gjitha janë disi prapa te J-20 e F-22.

Sistemet elektronike luftarake të Su-35 gjithashtu konsiderohen superiore, por kjo nuk vlen për variantet ruse të prodhuar për eksport te Kina.

Nga ana tjetër gjuajtësi kinez ka radarë më të fuqishëm dhe integron teknologji të reja siç është ai i hapjes së sinkronizuar. Por ushtria kineze vazhdon të blejë Su-35 sepse është më i lehtë dhe pak i kushtueshëm se J-20, si dhe për t’i dhënë diversitet flotës së saj ajrore.

Top Channel