Ora e Tiranës/ “Sami Frashëri” gjimnazi ikonë i shtetarëve, Majlinda Bregu tregon momentet e veçanta: Kërkesa e llogarisë na bënte të na dridheshin këmbët…

04/05/2020 19:09

“Sami Frashëri” është gjimnazi ikonë jo vetëm  për kryeqytetin, por edhe Shqipërinë, pasi ka nxjerrë breza të artë të nxënësve.  Ndryshe njihet edhe si shkolla e ‘VIP-ave’ duke qenë tempulli për ndërtimin e intelektualëve, të shtetarëve dhe politikanëve.

Aty ku kanë mësuar personalitete të Shqipërisë, duke nisur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ish-kryeministri Fatos Nano, kryebashkiaku Erion Veliaj, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ish-deputeti aktualisht drejtori i Përgjithshëm i Top Channel Ben Blushi, Dashamir Shehi, Bamir Topi, Majlinda Bregu etj.

Ndërkohë në emisionin ‘Ora e Tiranës’ kanë folur disa nga personalitet që kanë studiuar tek kjo shkollë.

Majlinda Bregu kujton disa nga momentet më të veçanta në gjimnazin Sami Frashëri.

“Kërkesa e llogarisë na bënte të na dridheshin këmbët kur shkonim në mëngjes dhe kishim fizikë ose matematikë” tha Bregu.

“Më kujtohet se kam pasur nja dy palë vëthë të vegjël ishte shpikje e bërë vete mes vajzash . I ndërroja ditë pas dite. Dhe një ditë mësuesi më pyet ca i këto që i ndërron…”

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e emisionit “Ora e Tiranës”.

Shkolla “Sami Frashëri” në ditën e sotme është prishur, pasi ka pësuar goditjen të fortë nga tërmet i 26 Nëntorit, për të nisur nga puna për ndërtimin e një godine më të madhe e më të sigurt.

Top Channel