“Sami Frashëri” është gjimnazi ikonë që njihet ndryshe si shkolla e ‘VIP-ave’duke qenë tempulli për ndërtimin e intelektualëve, të shtetarëve dhe politikanëve.

Ndërkohë në emisionin ‘Ora e Tiranës’ kanë folur disa nga personalitet që kanë studiuar tek kjo shkollë mes tyre edhe ish-presidenti Bamir Topi.

Sipas Bamir Topit gjimnazi Sami Frashëri me cilësinë e mësuesve ka nxjerrë breza të artë.

Ai ka kujtuar edhe momente të veçanta nga jeta e tij si gjimnazist.

“Nuk mund të them që ishte një shkollë që ishte e destinuar për të prodhuar politikanë. Ndonjëherë gjëra vijnë në mënyrë rastësore. Pjesëmarrja ime në politikë ka qenë aksidentale…”

“Kanë qenë vite ku niveli ekonomik ishte i tillë që nuk të lejonte që të visheshe dhe sistemi më tepër. Ne arrinim që të bënim atë që mundeshim. Ishte tendenca për të mbajtur flokë të gjata.” tha Topi.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e emisionit “Ora e Tiranës”.

Top Channel