Ministrja e Shëndetësisë apel qytetarëve: Tani kërkohet më shumë vëmendje, respektoni distancën sociale

04/05/2020 21:36

Në “Open” në Top Channel po flitet për hapje graduale që ka ndërmarrë qeveria. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për efektshmërinë e kësaj hapjeje. Sipas Manastirliut epidemia akoma nuk ka kaluar dhe në këto momente kërkohet të jemi më shumë të vëmendshëm.

“Hapja ishte e domosdoshme. Fatmirësisht kurba është e ulët dhe e sheshtë. Ka që nga java tjetër, wekendi dhe kjo fillim jave që numri i rasteve të reja është i ulët.

Por me hapjen kërkohet më shumë vëmendje, sidomos nga stafi mjekësor. Me hapjen kërkohet më shumë vigjilencë. Qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit fizik”- tha Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA