Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje, mes tyre dhe atë për “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Firmën Meta mbi ligjet e ka hedhur në datë 30 prill, ndërsa njoftimi është bërë sot në faqen zyrtare.

Dekretimet nga Meta

D e k r e t o j: Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.

Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA