Padyshim që të gjithëve na ka munguar spektakli i humorit “Portokalli”. Mbani frymën! Numërimi mbrapsht po fillon… të dielën aktorët tuaj më të dashur do të jenë sërish aty për ju.
E gjitha në një mbrëmje të paharruar dhe plot surpriza e risi. Të veçantat e saj mbrëmje i konfirmuan dhe dy aktorët e humorit Marin Orhanasi dhe Albana Perhati. Veç rinisjes së Portokallisë, dyshja foli sesi e kaluan këtë periudhë pushimi. Të dy njëzëri thanë se i ka munguar shumë “Portokallia”.
Madje Albana shtoi se ndihet si një fëmijë i vogël që do të shkoj diku, dhe në mbrëmje nuk e zë gjumi nga gëzimi. Por aktorët zbuluan dhe marrëdhënien e tyre me gatimin. Marini tha se si kuzhinier ishte shumë i mirë, ndërsa Albana zbuloi se për punët e shtëpisë s’ja thotë fare dhe nuk dëshiron t’i bëjë.
“Unë kam bërë çudira në gatim, e kam me qejf të madh. Kur të bëhemi për t’u përqafuar, do të marr ty dhe Albanin dhe do hamë një darkë. Zbulova se paskam qenë i fortë, por edhe të gjithë shqiptarët paskan qenë shumë të fortë. Problemet që na ka krijuar, të dielën që vjen do shpërthej Portokallia, sepse kemi akumuluar shumë energji. Ne bëjmë gjithmonë më të mirën tonë.
Do të jetë një spektakël. Do të ketë personazhe të reja, skenarët do të jenë shumë të dashur. Më beso që ne të Portokallisë, mesa shikoj edhe shqiptarët nuk rrinë dot pa Portokallinë. Të gjithë komentet e Facebook-ut dhe Instagramit, ishin shyqyr se na thatë sytë”, tha Marini.
Ndërkohë Albana zbuloi më shumë rreth ditëve në karantinë dhe atë çfarë na pret të dielën në orën 21:00 në “Top Channel”:
“Unë për të thënë të drejtën jam gëzuar si fëmijë, m’u duk vetja si e vogël kur na thonin do të ikim tek lodrat. S’më ka zënë gjumi për të shkuar në punë. E kalova vetëm karantinën dhe mezi po prisja të takoja shoqërinë. Nuk e kam shijuar fare, unë gatuaj edhe kur nuk jam në karantinë, por s’më pëlqen të rri në shtëpi, të bëj punë shtëpie. Nuk është se kam marrë ndonjë kënaqësi të madhe nga kjo gjë. Foramti do të jetë ai që është, do të jemi në skenë, me disa personazhe do të lidhemi me Skype. Nëse një numër do të jetë me tre personazhe do të jenë njëri në Skype”, tha Albana.
Top Channel