Kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë? Përgjigjet Manastirliu: Kemi nisur në spitalin “Nënë Tereza”

04/05/2020 21:45

Në “Open” në Top Channel, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur rreth testeve serologjike. Ajo është shprehur se testet kanë filluar ndërsa më pas do të shtrihen tek mjekët dhe policët.

“Testet serologjike kanë filluar. Para se të kalojnë tek populli duhet më parë të vëzhgohen. Nuk duam të bëjmë gabime dhe të mos japim rezultate që na nevojiten. Kemi bërë tek “Nënë Tereza”. Ende nuk mund të flitet për rezultatet. Nevojitet një kampion për të vlerësuar. Po punojmë për të përpunuar metodën.

Testet serologjike janë teste që konsistojnë në një analizë gjaku. Synimi kryesor i tyre është të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupa pas COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA