Juve kërkon kthimin e të huajve/ Inter rinis stërvitjen

04/05/2020 12:38

Ministria e Brendshme Italiane nxori një urdhër që iu dërgua prefekturave në Itali sipas të cilit skuadrave të futbollit u jepej mundësia e rifillimit të stërvitjeve individuale, një urdhër tyë cilin klubi i Interit ka vendosur ta zbatojë në ditët e ardhshme.

Zikaltrit bënë të ditur se në ditët e ardhshme, futbollistët e skuadrës së parë do të lejohen që të përdorin në mënyrë fakultative fushat e qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile për të zhvilluar aktivitetin fizik në mënyrë individuale dhe e gjithë kjo teksa janë në pritje të vendimit për rifillimin e kampionatit që do të jepet sapo të jetë përcaktuar relacioni i kuadrit normativ

Në lëvizje është vënë edhe Juventusi që menjëherë pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Brendshme, u kërkoi futbollistëve të huaj që të kthehen në Itali. në total janë 9 futbollistë jo italianë që janë në vendet e tyre të origjinës ku kaluan këtë periudhë të izolimit për shkak të pandemisë koronavirus. Një prej futbollistëbe të Juventusit që lanë Italinë për të shkuar në vendlindje është edhe Cristiano Ronaldo. Por 35-vjeçari pati disa probleme me autorizimin për fluturimin e tij nga Madeira për t’u kthyer në Itali, por në fund ky problem në fund u zgjidh me luzitanin që është gati të rinisë punën e tij.

Në momentin që lojtarët e huaj të Zonjës së Vjetër do të kthehen në Torino, do të duhet që të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në karantinë, ndërkohë që për futbollistët që janë në Itali, Continassa do të jetë gati t’i presë për stërvitjet individuale të martën ose të mërkurën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA