
Kjo e premte shënon 75 vjetorin e 8 majit të 1945-s, e cila shënon dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Kjo luftë ishte shkatërrimtare për Evropën, e cila për gjashtë vite, ka regjistruar 75 milionë viktima në dy palët e përfshira në konflikt. Pra si në radhët e Boshtit Nazist ( e përbërë nga Gjermania, Japonia dhe Italia) dhe Forcave Aleate (e përbërë nga Britania, SHBA dhe Rusia). Pak para festimit të këtij 75 vjetori, e cila shënon dhe përfundimin e një nga luftërave më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, janë publikuar pamje të arkivuara të mposhtjes së Forcave Aleate ndaj Boshtit Nazist.
Imazhet e rralla tregojnë momentin kur trupat e aleate po kalonin përmes një Gjermanie të shkatërruar, si ushtarakisht, ashtu edhe ekonomikisht. Përfundimi i luftës erdhi menjëherë pas vetëvrasjes së Liderit Gjerman Adolf Hitler, më 30 prill të vitit 1945, në bunkerin e tij në Berlin. Fotot e mëposhtme tregojnë të gjithë shkatërrimin që ka shkaktuar lufta, por edhe janë një tregues i qartë se dështimi i Gjermanisë në këtë luftë, ishte i pashmangshëm. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.
Top Channel