DASH shtyn përgjigjet e Lotarisë Amerikane, reagon ambasada në Tiranë: Nuk do të ketë…

04/05/2020 19:06

Pasi deklaroi shtyrjen e përgjigjeve për Lotarinë Amerikane deri në 6 qershor

Departamenti i Shtetit ka shtyrë datën e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane deri në 6 qershor për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Ndërkohë në lidhje me këtë shtyrje ka ardhur edhe një reagim nga ambasada e SHBA në Tiranë ku njoftohet se nuk do të ketë penalizime dhe të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë aplikimin me anë të kodit që kanë ruajtur.

NJOFTIMI I AMBASADES

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA