Blerësi vë kapuçin e Ku Klux Klan pas rregullit të maskës së detyrueshme në vende publike

04/05/2020 19:20

Një blerës shihej me kapuçin e grupit ekstremist Ku Klux Klan në një supermarket, pasi zyrtarët në Kaliforni i kanë kërkuar të gjithëve të mbajnë maska në publik.

Burri i çuditshëm u pa në një supermarket në Santee, duke shkaktuar zemërim mes njerëzve si dhe nisjen e një hetimi nga policia.

Fotot nisën të shfaqeshin në mediat sociale pasi shefi i policisë tha se bizneset mund të refuzojnë shërbimin për klientët pa maska.

Ndërsa kreu rajonal i grupit të të drejtave Anti-Defamation League, Tammy Gillies, komentonte fotot: “Nuk e di çfarë më nxeh më shumë, personi që vesh këtë apo fakti që askush nga stafi nuk bën gjë për ta ndaluar”.

Por më vonë burrit i ishte kërkuar heqja e veshjes ofenduese. Në pamjet e mëpasshme ai shihej i mërzitur pa “maskën” e tij.
Kryebashkiaku i Santee, John Minto tha se po hetonte mbi incidentin. “Qytetarët ndërhynë për ta zgjidhur këtë situatë. Falenderim për ata që vepruan për të hequr këtë kujtesë të trishtë të intolerancës”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3
Burri shihej i mërzitur pa “maskën” e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA